![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Albin-Kurti-fotoo-ZKM.jpg)
Kurti thotë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun
07 nëntor 2022
| 16:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun.
“Serbia qartazi është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të vendit, për kërcënimin e qytetarëve dhe të sigurisë në vendin tonë”.
“Përpjekjet do të jenë të pasuksesshme, shteti ynë është i fortë, demokratik, i cili ka rritje ekonomike dhe shoqërore në çdo fushë e aspekt, duke qenë i rreshtuar me Bashkimin Evropian me NATO-n dhe ShBA-në”, ka thënë Kurti.