Kurti thotë se sulmi terrorist i 24 shtatorit është organizuar nga ‘Klani i Novi Sadit’

23 tetor 2023 | 11:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar “Klani i Novi Sadit”.

Sipas Kurtit, në krye të këtij klani është ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Në kë të më mënyrë, Kurti e ka amnistuar nga përgjegjësia presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet ninistri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllait të presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastirin e Banjskës më 24 shtator ishin nga Novi Sadi.

“Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit ‘Shkoda Oktavia’ me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka përmendur edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur “capo-di-tutti-capi”.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte ‘Klani i Zemunit’, kurse tash vendin atij ia ka zënë ‘Klani i Novi Sadit’. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. presidenti i shtetit, Aleksandër Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i FC Ballkani, Almir Kryeziu e ka rrëmbyer çmimin…