Kurti thotë se Thaçi mund të bisedojë me Putinin vetëm për azil politik në Rusi
12 nëntor 2018
| 22:56
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi mund të bëjë marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi.
“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.