Kurti thyen heshtjen duke lobuar për Haskukën në Prizren, eskorta e tij bllokon rrugën kryesore (Video)

16 tetor 2021 | 18:36

Në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri Kurti që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje duket se nuk shqetësohet shumë dhe po vazhdon fushatën.

I shoqëruar nga një eskortë njerëzish dhe nga kryetari aktual i Prizrenit, Haskuka kanë lëvizur nëpër rrugë dhe lokale të qytetit duke takuar njerëz.

Ai po bën gjithëcka për Haskukën, mbështetja e të cilit ka rënë javëve të fundit edhe ne sondazhe.

Madje ai nuk ka qarë kokën që eskorta e tij e policisë ta bllokoj për disa orë rrugën kryesore të qytetit të Prizrenit duke shkaktuar tollovi për qytetarët në trafik.

Në një video dërguar nga qytetarët vërehet qartë kolona e madhe e veturave.

Në fotot e shpërndara edhe nga mediat lokale dhe në rrjetet sociale, Kurti shihet në shoqërimin e Haskukës dhe deputetes boshnjake, Duda Balje.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrit të Zhvillimit Lokal nga radhët e boshnjakëve, ka postuar foto me Kurtin dhe zyrtarë të lartë të VVsë në Prizren duke shënuar ‘ka filluar festa në Prizren”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran…