Kurti: T’ia ngritësh pagën vetes është hajni
01 mars 2018
| 11:42
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit.
Në interpelancën e sotme parlamentare, e cila po mbahet për këtë vendim të Qeverisë, ai ka thënë se t’ia ngritësh pagën vetes është hajni.
Kurti ka kritikuar edhe për numrin e madh të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave. Sipas tij, Kosova është relativisht e vogël me një Qeveri jashtëzakonisht të madhe.
I pari i LV-së ka kërkuar zvogëlimin e numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave.