Kurti tregon nëse do të takohet këtë javë me Mustafën

18 dhjetor 2019 | 12:05

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ka besuar se këtë javë do të këtë takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka deklaruar se meqenëse kjo parti ka thirru mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk do të ndërhyj. “Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhy të LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në LV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, lidhur me organizatën “Syri i Popullit.

Me këtë rast, ai ka kërkuara që kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit të shndërrohet në aktakuzë.

“Më në fund e fituam thirrjen nga Prokuroria dhe sot pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet. Unë kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit dhe në këtë mënyrë të mundësohet proces i drejt për deklarimet e rreme nën betim. Ky proces unë besoj që duhet të përfundojë me dënimin e këtyre dyve. Dhe gjithashtu kam bërë edhe kërkesën për zhdëmtim, kërkesën pasurore juridike. Do të jem i gatshëm që sa herë të më thërrasë Prokuroria të vijë për dëshmimet tona lidhur me shpifjet e paskrupullta që bënë ndaj nesh”, ka deklaruar Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e humbi finalen e Ligës së Kampionëve në…