Kurti tregon pse është ndarë Mitrovica
25 prill 2019
| 22:14
Në emisionin Pressing në televizionin T7, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për çështjen e ndarjes së Mitrovicës.
Ai ka thënë se Mitrovica është ndarë për shkak të Trepçës.
“Mitrovica është ndarë për shkak të Trepçës, nuk është ndarë për shkak të Ibrit”.
Ai ka thënë se çdo qytet i Kosovës do ta kishte fatin e Mitrovicës, po ta kishte Trepçën.
“Edhe Malisheva do të ishte ndarë po ta kishte Trepçën në territor” .