Kurti tregon pse nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë

17 prill 2020 | 22:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar pse ka refuzuar shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka deklaruar se  nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme.

Ai thotë se nuk mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë pasi sipas tij largimi demonstrativ nga atje do të ishte shumë më i dëmshëm për Kosovën se mos shkuarja fare.

“Largimi im demonstrativ do të nënkuptonte se mbi hartën e Kosovës do të viheshin thikat”, u shpreh  ai.

Kryeministri në detyrë thotë se Serbia në SHBA kishte përbërje të plotë por Kosova e kishte gjysmake prandaj sipas tij nuk u nënshkrua marrëveshja.

“Një marrëveshje e tillë do të na vinte në siklet si shtet e si komb”.

Kurti thotë se nëse edhe ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në takim do të merrte pjesë edhe ndonjë zyrtarë shumë më i lartë se Grenell./TVDukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i njohur shqiptar, Ardian Aliaj, ish-i kuqezi që bëri…