Kurti tregon pse u vendos për masat e reja anti-Covid
Kryeministri Albin Kurti ka treguar arsyet që ndikuan në marrjen e vendimit pwr ashpërsimin e masave anti-Covid.
Gjatë prezantimit të masave të reja, ai ka thënë se ardhja e mërgatës për festat e fundvitit dhe grumbullimi i njerëzve rritë mundësinë e ngjarjeve super shpërndarëse të virusit.
“Festat e fundvitit shoqërohen me ardhjen e një pjese të mërgatës sonë, ky shtim i popullsisë bashkë me grumbullimet e shumta festive të fundvitit e rrit dukshëm mundësinë e ngjarjeve super shpërndarëse. Së dyti, situata epidemiologjike në Evropë vazhdon të jetë tejet e rëndë sidomos në disa vende ku jetojnë një numër i madh i mërgimtarëve. Shtimi i numrit të udhëtarëve e rrit mundësinë që gjendja epidemiologjike të jetë e ngjashme. Kosova ka shkall më të ulët të vaksinimit se këto vende evropiane. Dhe së katërti, ditëve të fundit është shfaqur në Afrikën e Jugut një variant i ri i virusit Corona, Omicron. Ky variant është përhapur në së paku 38 vende të botës”, ka thënë ai, në një konferencë për medie.