Kurti tregon se cili zhanër muzikor i pëlqen më së shumti

06 prill 2022 | 11:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se cili zhanër muzikor i pëlqen më së shumti.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në “Defy them”, hapësirë ku artistët mund t’i japim formë krijimtarisë së tyre në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, Albin Kurti, ka treguar se i pëlqen roku alternativ.

“Është një vend fantastik ku mund të takohen të rinjtë për të ndarë bashkë shijet e preferencat e tyre për zhanret dhe bendet. Unë jam më shumë me posterat që ishin në skenën kryesore, pra më shumë me rokun alternativ sesa njerëzve që merrnin pjesë e të cilët janë më shumë të hard rokut dhe metalit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita e ka bojkotuar Kuvendin e Federatës së Futbollit të…