Kurti tregon se kur do ta thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit
24 mars 2021
| 12:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se seancën për zgjedhjen e presidentit do ta thërrasin sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve.
“Dy hapa të rëndësishëm janë mbyllur, zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Ka mbetur edhe zgjedhja e presidentes edhe kjo do të kurorëzohet me sukses. Sapo të zëvendësohen deputetët ne do të thërrasim një seancë të radhës që atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do ta marrë postin e presidentit”, ka thënë ai pas homazheve të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.