Kurti tregon se si do veprohet për votat e dyshuara të boshnjakëve në Veri
Lista e Adriana Hoxhiq ka dalur e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt në Kosovë. Lideri i VV-së, Albin Kurti ka shprehur pakënaqësitë me këtë manipulim, ku sipas tij, origjina është në Beograd.
Ai ka deklaruar se lidhur me këtë duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo është bërë më strategji të paramenduar në mënyrë që të keqpërdoren mundësitë dhe privilegjet kushtetuese për të minuar përfaqësimin e komuniteteve në këtë radhë të komunitetit boshnjak. Natyrisht që jemi të gjithë të indinjuar dhe duhet të bëjmë gjithçka që kjo kurrë të mos përsëritet, ndërkaq tash duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës”.
“Juristët duhet t’i përdorin mundësitë për këtë gjë, unë si kryeministër i ardhshëm shprehi pakënaqësinë time të thellë më këtë manipulim dhe keqpërdorim origjina e të cilit nuk është fare në Kosovë, por në Beograd”, u shpreh Kurti për RTV BESA.