Kurti: “Trepça” e ka vëmendjen e plotë të Qeverisë​

15 maj 2020 | 20:38

Në një takim të përbashkët, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të drejtorëve të “Trepçë”-s, Sylejman Hyseni, u.d. kryeshefin ekzekutiv të “Trepçës”,  Hysen Vrajolli dhe ish drejtorin e “Trepcës”,. Nazmi Mikullovci.

“Në takim, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Trepça” diskutuan mbi potencialin e “Trepçë”-s dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kapacitetet e saj janë shtetndërtues, por për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim. Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për “Trepçë”-n jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente, kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. (A. M / Epoka e re).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kujtime nga: Sadik Zeqiri Më 16 maj 1999, ditë e…