Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve joshumicë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Kurti ka thënë se komunitetet janë vlerë e identitetit të Kosovës.
“Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë. Ai nuk është thjesht një shënim statistikor; është deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Këtij shkrimi, Kurti ia ka bashkangjitur edhe një video.