Kurti u bën thirrje shteteve tjera t’i ratifikojnë tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit
23 shkurt 2023
| 16:45
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova është vendi i dytë që miraton tri marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament.
Ai i bëri thirrje edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i miratojnë këto marrëveshje.
“Ne presim që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i miratojnë ato në mënyrë që studentët, punëtorët dhe bizneset të fillojnë të korrin përfitimet e tregut të përbashkët rajonal”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.