Kurti u dërgon letër Uashingtonit, Berlinit, Parisit dhe Romës: Kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin

18 shtator 2023 | 12:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe sekretarit të ShBA-së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shkurtit në Bruksel.

Ai ka thënë se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndërsa ka thënë se “një emisar ka deformuar procesin”, duke iu referuar Mirosllav Lajçakut.

“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarit Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i procesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, ka thënë Kurti të hënën në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Triumfi në grand slam të US Open ka rikthyer tenistin…