Kurti u jep mësim zyrtarëve të LV-së, falënderon mediat për kritikat ndaj qeverisë

23 mars 2022 | 14:21

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ka pasur një falënderim të veçantë.

Ai në mënyrë publike ka falënderuar gazetarët, kameramanët, redaktorët e të gjithë njerëzit e mediave.

Kurti ka thënë se në njëvjetorin e qeverisë, ka thënë se gazetarët me raportimet, komentet dhe kritikat e tyre kanë qenë vigjilent ndaj deklaratave të qeveritarëve, duke kontribuar në debatin demokratik dhe llogaridhënien institucionale.

“Në njëvjetorin e qeverisë sonë, dua t’i falënderoj të gjitha gazetaret e gazetarët, kameramanët e redaktorët e mediave tona të cilët me raportimet, komentet e kritikat e tyre kanë qenë vigjilent ndaj deklaratave tona dhe kanë kontribuar në debatin demokratik dhe llogaridhënien institucionale. Uroj për shtim të bashkëpunimit në vitin e dytë të punës sonë”, ka thënë Kurti.

Për dallim nga Kurti disa prej zyrtarëve të tij ditët e kaluara në vazhdimësi kanë sulmuar mediat, duke i krahasuar madje me “kriminelë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është caktuar në…