Kurti u jep ministrave tre minuta kohë të raportojnë për 100 ditët e punës
13 maj 2020
| 11:36
Qeveria në detyrë e Kosovës sot do ta mbajë mbledhje lidhur me raportimin për 100-ditëshin e qeverisjes. Në këtë mbledhje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta. “Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secili/a”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mbledhja e qeverisë do të nisë me fillim nga ora 14:00.
(B. D.: “Epoka e re’)