Kurti u krenua se si doli VV në komuna në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lushaku: Rryma 165% ma shtrejtë, ai po analizon harta

31 mars 2025 | 17:36

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka ripublikuar një hartë që tregon për rezultatin e partisë së tij në zgjehdjet e 9 shkurt në nivel të komunave.

Kurti ka thënë se në postimin që e ka bërë pardje ka pasur një lëshim dhe se aty nuk janë reflektuar rezultatet e Komunës së Klinës.

“Ju kërkoj falje për këtë lëshim” shkroi Kurti.

Ndaj këtij postimi gjatë ditës pati reagime.

Kreut të VV-së i rreagoi edhe anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe deputetja e zgjedhur Jehona Lushaku.

“SHTREJTIMI I KOSTOS SË JETËS ËSHTË DHURATË NGA ALBINI! Çmimet në qiell; rryma 165% ma shtrejt u bë në mandat të tij e me leje të tij, e ai hala tu u marr me analizë të hartave. S’ke çka i kqyrë hartat; je humbësi më i madh, që fatkeqësisht asnjë veprim se merr në interes të qytetarëve, por të Martinave tu!”, ka shkruar ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Alban Gashit, të kërkuarit lidhur me rastin e…