Kurti u lajmërua me një video nga vetura, Tahiri po nga vetura ia përcjell një porosi (video)

12 tetor 2022 | 11:17

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është paraqitur me një video nga vetura sikur kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi sot se është rrugës për në mbledhjen e 100 të qeverisë – ku tha se do të flasin për të gjeturat e ministrave në këtë periudhë qeverisëse.

Por, Tahiri e ka kritikuar kryeministrin Kurti nga Strasburgu duke thënë se në mbledhjen e 100-të nuk ka vend për analizën e të gjeturave por për prezantim të rezultateve e vendimeve.

“E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu!”, ka porositur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se…