Kurti: U sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re
24 nëntor 2019
| 17:54
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka bërë me dije se ka siguruar votat e tri partive të komuniteteve për formimin e qeverisë së re.
“Në ‘Ambient’ të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime. 6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/