Kurti ua mundëson bashkatdhetarëve falas policën e sigurimit e cila vlen një muaj
29 qershor 2024
| 10:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të Kosovës, duke iu thënë se Kosova iu pret me krahë t`hapur dhe zemrën plot.
Kurti ka thënë se nga e hëna ata të cilët vijnë me vetura për në vendlindje, mund të marrin falas policën e sigurimit e cila vlen një muaj nga cilado prej pikave kufitare hyrëse.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.
Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, ka shkruar kryeministri në Facebook.