Kurti ua prezanton të arriturat e Kosovës studentëve nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

16 shtator 2022 | 13:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Kurti prezantoi të arriturat e gjithëmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit.

“Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

No description available.

Pas prezantimit të shkurtër, kryeministri bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e programit të qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka pasur një mbrëmje plot ankth. Aeroplani…