Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni

11 nëntor 2021 | 07:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për hapjen e “arkivave të UÇK-së”.

Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur dhe e ka cilësuar atë si ushtrinë më transparente që ka njohur ndonjëherë rajoni.

“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë Fejton. UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur, jo vetëm rajoni ynë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çka është dokument i ushtrisë tonë çlirimtare është arkivë e Kosovës që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK’un, Tribunalin e Hagës, EULEX’in dhe për publikun e gjerë”, ka thënë Kurti.

“Serbia dëshiron të aludoj që ju keni gjëra që i fshihni  dhe s’është e vërtetë dhe me këtë ofenzivë të saj ajo dëshiron të mos mbrohet me faktin se ajo nuk i ka hapur arkivat”, vazhdoi kryeministri.

Kurti ka folur edhe për deklaratat e Besnik Bislimit, duke e mbrojtur veprimin e zëvendësit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Besnik Bislimit, unë besoj se ai e ka thënë  të vërtetën dhe më pas e ka sqaruar atë, mirëpo duhet ta kuptoni që Qeveria e Kosovës ekziston për ta kënaqur qytetarin dhe jo opozitën”, tha ndër të tjerash kryeministri Albin Kurti në ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin” ka…