Kurti udhëton në Mynih të Gjermanisë, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
15 shkurt 2024
| 17:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të enjten për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference)”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Në këtë ë konferencë do të merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.