Kurti udhëton për Gjermani, merr pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih

18 shkurt 2022 | 08:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e sigurisë atje (Munich Security Conference).

Shefi i qeverisë do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Siç bëhet me dije në një komunikatë për medie nga qeveria, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Polonisë u godit sot nga stuhi të forta…