Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
08 shkurt 2024
| 12:16
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.