Kurti udhëton për në Zagreb të Kroacisë, zhvillon vizitë zyrtare
12 dhjetor 2024
| 16:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Kurti, sipas një komunikate për medie, do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.
Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, shefi i qeverisë udhëton për në Slloveni.