
Kurti ulet në karrigen e kryeministrit
04 shkurt 2020
| 11:22
Albin Kurti ka pranuar detyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ai pas pranim-dorëzimit të detyrës ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur punën si kryeministër i Kosovës.
Me tu ulur në karrigen e kryeministrit, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka biseduar mbrëmë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili e ka njoftuar se është për vizitë treditore në ShBA.
Kurti ka thënë se pas kthimit nga ShBA-ja do të takohet me Haradinajn.
Kryeministri Kurti është pritur me ceremoni shtetërore nga Garda ceremoniale e FSK-së.