![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/Albin-Kurti.jpg)
Kurti, UNESCO-s: Jemi të përkushtuar të mbrojmë trashëgiminë kulturore në Kosovë
23 maj 2021
| 19:59
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga UNESCO tërheqjen e katër vendeve të trashëgimisë në Kosovë nga Lista e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Ai në një postim në “Twitter”, ka bërë të ditur se së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca më 21 maj kanë kërkuar nga UNESCO që të tërheqë vendimin e saj, duke thënë se arsyet për vendosjen e tyre në listën e rrezikut nuk vlejnë më.
“Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në vendin tonë”, ka shkruar Kurti sot në “Twitter”.