Kurti uron Amerikën: Ju kemi aleatë të pazëvendësueshëm
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” tha se SHBA-ja mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.
Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
Gëzuar 4 Korrikun!