Kurti uron besimtarët e krishterë ortodoks
07 janar 2020
| 11:51
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka uruar qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë festen e Krishtlindjes.
Në profilin e tij në “Facabook”, ai ka shkruar se dëshiron që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre e t’u sjellë lumturi e gëzim. “I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë. Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik”, ka shkruar Kurti.