![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/28D448B1-5B92-4844-B0E4-C8105981B006.jpeg)
Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin
25 dhjetor 2022
| 21:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter. Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.
“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.
“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.