![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/kurti-5.jpg)
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
05 maj 2024
| 13:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Në urimin e tij, Kurti ka thënë se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.
“Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”.
“Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.