Kurti uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

08 prill 2022 | 14:34

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se sot është ditë për të festuar kulturën, trashëgiminë, gjuhën dhe simbolet rome.

“Flamuri kaltër e gjelbër, me rrotën e kuqe në mes, përfaqëson lëvizjen e përparimin. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë ata burra e gra, të cilët angazhohen pandalur për të çuar përpara komunitetin rom. Po punojmë ngushtë bashkë që të heqim paragjykimet mes nesh, të zvogëlojmë pabarazitë dhe të rrisim mundësitë për jetë më të mirë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wayne Rooney është përgjigjur pasi Cristiano Ronaldo e etiketoi atë…