Kurti uron Krasniqin: Jemi me fat që kemi sportistë të tillë
11 tetor 2020
| 15:44
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka uruar boksierin me prejardhje nga Kosova, Haxhi Krasniqi, për titullin e kampionit të botës që ka arritur ta fitojë mbrëmë pasi e ka mposhtur me “knock-out” kundërshtarin e tij, Dominic Bozel.
Kurti ka zbuluar se ishte takuar me boksierin një muaj më herët në Mynih.
Ai ka thënë se mbrëmë me fitoren e tij na ka bërë krenarë të gjithë shqiptarëve.
“Para një muaji u takuam në Mynih. Mbrëmë Haxhi Robin Krasniqi e gëzoi dhe e bëri krenar çdo shqiptar. Jemi me fat që kemi sportistë të këtillë. Urime titulli i kampionit botëror në boks!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/CGNAuswlgM3/?utm_source=ig_embed