Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë

07 janar 2025 | 18:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjen ortodokse, duke thënë se është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.

Urimi i Kurtit, siç është shprehur ai shkon për të gjithë bashkëqytetarët nga komuniteti serb të besimit ortodoks.

“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, thuhet tutje në urimin e Kurtit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që…