Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë: Presim bashkëpunim
05 korrik 2024
| 15:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar liderin e ri të Britanisë, Keir Starmer, për fitoren e zgjedhjeve, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ardhshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar liderin e Partisë Laburiste, tashmë kryeministër i ri, Keir Starmer, pas fitores së zgjedhjeve në Britani.
Në një postim në “X”, Kurti i ka uruar Starmer-it të gjitha të mirat në drejtimin e vendit, duke thënë se pret bashkëpunim.
“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në platformën X.