Kurti uron nxënësit: MAShTI u kujdes që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të ri shkollor ka uruar nxënësit.
Kurti ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.
Më tutje, ai ka përmendur rritjen e shtesave për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare edhe subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën.
“Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.