Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo festë rëndësinë e harmonisë

31 mars 2024 | 13:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.

Kurti ka thënë se Pashkët janë shpresë dhe ogur për një të ardhme më të mirë.

“Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume! Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe. Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin. Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran…