![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/kurti2.jpg)
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Kjo festë u sjelltë gëzim dhe paqe!
21 prill 2023
| 07:26
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kurti ka shkruar në “Facebook” se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.
“Me fat Fitër Bajrami! Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, ka shkruar Kurti.