Kurti uron Shën Valentinin: Përputhja me njëvjetorin e fitores së 14 shkurtit, një rastësi e bukur

14 shkurt 2022 | 13:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, me 50.28 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se ishte i…