Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet e juaja historike

19 korrik 2022 | 15:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

Kurti ka thënë se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa tha se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Evropë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet “Twitter”.

Gjatë ditës Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani, teksa iu drejtua Bashkimit Evropian me kërkesën e kamotshme për liberalizim të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shpejt Tirana do të pres një nga këngëtaret më…