Kurti uron Suedinë për anëtarësim në NATO
08 mars 2024
| 08:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, uroi Suedinë që u bë anëtare e 32-të e NATO-s.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai shprehet se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.
“Shpresojmë që së shpejti të mirëpresim në Kosovë ushtarë të rinj suedezë të KFOR-it që të ndihmojnë në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, shkroi mes tjerash kryeministri Kurti.