Kurti: Ushtria e Kosovës për herë të parë po kryen stërvitje të udhëhequra nga Ushtria amerikane

25 maj 2021 | 10:09

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosovë për herë të parë po kryen stërvitjet e përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.

Kurti përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.

“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se po…