
Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë ‘Black Hawk’
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka vënë në pah edhe investimet në fushën e mbrojtjes.
Ai ka bërë më dije se në mandatin e ardhshëm për ushtrinë do të ndajnë mbi 1 miliard euro.
“Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”.
“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga ShBA-ja e ka fituar qeveria jonë në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me ShBA-në kemi blerë sistemin raketor anti-tank Javelin dhe do të blejmë edhe helikopterët ‘Black Hawk’”, ka thënë Kurti.