Kurti vazhdon vizitën në Bruksel, takohet sot me sekretarin e NATO-s
29 prill 2021
| 08:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e dy ditë po qëndron në Bruksel për një vizitë zyrtare.
Gjatë ditës së sotme Kurti do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar në faqen zyrtare të NATO-s.“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.
Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin belg, Aleksander De Croo, pastaj me komisionarin e BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechowski dhe komisionarin për Drejtësi, Didier Reynders dhe shumë krerë të tjerë të institucioneve të BE-së.