Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

28 shtator 2024 | 20:19

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Nju-Jork te varret e vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës.

“Vitet kalojnë, por pandëshkueshmëria dhe dhimbja për krimet e 25 vjetëve më parë të Serbisë në Kosovë, ende vazhdon. Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës. Trupat e tre vëllezërve u zbuluan dy vjet më vonë, në një varrezë masive në Petrovo Sello, në Serbi, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se: “Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit dhe gatishmërisë së shtetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e bëra dhe për të sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në New York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo…