Kurti: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do të hapen kur të pajisemi me skanerë
09 tetor 2024
| 12:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar të mërkurën në Leposaviq për të parë siç tha, situatën në lidhje me klinikën që i mungon komunës.
Para gazetarëve atje duke komentuar heqjen e ndalesës për mallrat nga Serbia, ka thënë se pikëkalimi në Merdarë tani për tani është i hapur, ndërsa pikëkalimet tjera do të hapen kur të arrijnë skanerët për kontrollin e mallrave.
Ai ka theksuar se në Merdarë doganierët kryejnë kontroll manual të mallit, i cili kërkon shumë kohë dhe se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me doganat e Kosovës kanë tentuar të blejnë skanerë, por kanë marrë premtimin për donacion nga Evropa dhe ShBA-ja.