Kurti: Vetëm dje kemi importuar 2 milionë e gjysmë euro rrymë, kah t’i marrim paratë

20 janar 2022 | 11:12

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë para deputetëve se vetëm ditën e djeshme Kosova ka importuar 2.5 milionë euro rrymë.

Ai ka pyetur ligjvënësit se si të paguhet kjo rrymë me çmimin e lartë të importit të saj.

“Unë po marrë vetëm shembullin e ditës së djeshme, 19 janar 2022. Në ditën e djeshme i kemi pasur në punë A1,A2 dhe A3, ka punuar edhe B1 me 251 megavatë, B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Totali i gjenerimit të energjisë me kapacitetet tona ka qenë 727 megavatë, piku ka qenë 1317 megavatë. Në ditën e djeshme importi është mbi 10 gigavatë orë, ndërkaq devijimi është mbi 400 megavatë orë. Në bursën ndërkombëtare, çmimi bazë ka qenë 227 euro, vetëm importi dje ka kushtuar 2.5 milionë euro. Prandaj deputetë të nderuar më tregoni si ta paguajmë rrymën”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës është përforcuar me futbollistin Bujar Pllana. Mbrojtësi…